Një zjarr shpërtheu të enjten në mëngjes në shtëpinë e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, e cila ndodhet në zonën rezidenciale La Moraleja në Alcobendas, ka mësuar gazeta spanjolle Marca.
Zjarri filloi në saunën në bodrumin e shtëpisë, e cila u dogj plotësisht, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy ekipe zjarrfikëse nga Komuniteti i Madridit u dërguan në vendngjarje, të cilat arritën të kontrollonin flakët dhe të ventilonin dhomat e prekura.
Tymi mbushi dy kate të shtëpisë , megjithëse nuk u raportuan të lënduar. Futbollisti nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit. Spekulimet fillestare tregojnë për një defekt elektrik si shkak të zjarrit. Rreth mesditës, zjarrfikësit u larguan nga zona me situatën nën kontroll.
/GazetaBlic Sport


