Lajme

Shtëpia e të Moshuarve “Orenda” në Pejë suspendon katër infermiere

11/02/2022 17:09
nga:G C

Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur akti i tmerrshëm i dhunimit fizik të një të moshuare, ka dalë me një vendim, për suspenimin e 4 infermiereve të përfshira në këtë ngjarje të tmerrshme.

Në një dokument të publikuar në faqen e tyre në “Facebook”, thuhet se “Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve Orenda në Pejë” ka marrë vendimin për suspendimin nga puna të infermiereve A.P, A.R, R.K dhe G.N.

“Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme të punëtores A.P (ushtrim i dhunës ndaj banueses në kohën e kujdestariësë) merret vendimi si më lartë. A.P suspendohet nga puna për veprën e bërë, ndërsa A.R, R.L dhe G.N për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P, por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi. Masat tjera do të mirren pas hetimit nga Policia e cila është njofuar dhe po mirret me rastin”, thuhet në vendimin që mbanë datën e 1 nëntorit.

Nuk dihet nëse ky vendim është marrë me 1 nëntor apo sot pasi është publikuar video në të cilën shihet A.P (që sipas raportimeve të mëdiave është infermierja Aurona Peraj).