Shtëpia e Bardhë ka thënë se Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër një marrëveshje tjetër për një pauzë të re humanitare.
Diskutimet po ndodhin “fjalë për fjalë çdo ditë” për një marrëveshje të re të mundshme, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Ai shtoi:
Do të doja të kisha një përparim specifik për të folur – nuk e kam. Natyrisht, ne nuk jemi afër nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër për pauzën humanitare, as nuk kam ndonjë lajm për të dhënë sot këtu për kthimin e pengjeve.


