Lajme

Shtëpi të rrafshuara e shtëllunga të mëdha tymi, publikohen pamjet satelitore nga konflikti në Gaza

05/17/2021 09:04
nga:Gazeta Blic

Këto janë pamjet satelitore që tregojnë shkatërrimet e shkaktuara në Gaza. Në fotot e publikuara, të fiksuara nga lartësia, shihen shtëllunga të mëdha tymi e shtëpi të rrafshuara pas sulmeve ajrore nga Izraeli.

Kjo e fundit, pretendon se ndërtesat e shkatërruara i përkasin Hamas-it, grupit militant që kontrollon qytetin e Gazës. Vlen për t’u përmendur që Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer sulme ajrore javën që lamë pas, ku si pasojë qindra persona kanë ndërruar jetë ose janë plagosur.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Palestinë, ku deri më tani, sipas raportimeve, kanë ndërruar jetë 188 persona, përfshirë 55 fëmijë e 33 gra. Ndërsa nga radhët e Izraelit, deri më tani, kanë mbetur të vdekur 10 persona.