Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit sot ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërore.
Edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar pasurinë e tij, ku ka deklaruar një shtëpi të trashëguar, 300 metra katrorë me vlerë prej 600 mijë euro si dhe një lokal poashtu të trashëguar, 200 metra katrorë, me vlerë 650 mijë euro.
Sveçla ka deklaruar edhe një veturë, të blerë me kredi, me vlerë prej rreth 11 mijë euro.
Ministri gjithashtu ka deklaruar se në bankë ka 2 mijë e 647 kursime në bankë, të cilat siç ka deklaruar ai, vijnë nga paga.