*Spitali “Fati Im” mbetet gjithmonë adresa ku fillon kujdesi juaj ndaj vetës.
*Edhe gjatë shtatzënisë mjekët dhe stafi janë aty për të ndihmuar shtatzënat që sfidohen nga i nxehti.
*Për gratë shtatzëna vera mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave të larta dhe ndryshimeve fizike që ndodhin në trupin e tyre.
*Prandaj qëndroni të hidratuara, pini shumë ujë gjatë ditës, sepse dehidratimi mund të shkaktojë kontraksione të hershme dhe lodhje të tepërt.
*Shmangni ekspozimin e gjatë në diell, gjithmonë qëndroni në ambiente të freskëta gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe kur dilni jashtë përdorni kapelë dhe veshje të lehta me ngjyra të çelura.
*Ushqehuni shëndetshëm dhe lehtë, konsumoni vakte të freskëta, të pasura me perime dhe fruta sezonale.
*Pushoni shpesh dhe ecni ngadalë, nëse ndiheni të lodhura, mos hezitoni të pushoni. Ecjet e lehta në orët e mbrëmjes ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe reduktimin e ënjtjes së këmbëve.
*Shijoni freskinë e mëngjeseve e mbrëmjeve.
*Mos i anashkaloni kontrollet e rregullta prenatale. Mjekët tanë janë gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe për të monitoruar zhvillimin e bebit tuaj.
SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!