Showtime

Shtatzënë për herë të parë, Einxhel Shkira tregon si është jeta me 2 djemtë e saj

09/14/2022 20:25
nga:G B

Çifti shumë i dashur nga publiku, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë një djalë.

Gjatë kësaj kohe, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here postime të ndryshme lidhur me pritjen e ëmbël.

Së fundmi, Einxhel ka treguar përmes një video në Instastory si është të jetosh që tani me dy djem.

“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna”, ka shkruar moderatorja krahas postimit.

Kujtojmë që pak ditë më parë, dyshja organizuan një super festë, në të cilën zbuluan edhe gjininë e bebit.