Sporti

Shtatë tifozë të Benficas në spital pas përleshjes së dhunshme me tifozët e Real Sociedad

11/09/2023 13:03
nga:L J

Para ndeshjes mes Real Sociedad dhe Benfica në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Champions League, një incident i rëndë ka ndodhur mes tifozëve të dy skuadrave.

Huliganët nga Portugalia sulmuan tifozët vendas, por kur vunë re se ishin pak më të shumtë, ata filluan të vrapojnë dhe disa prej tyre ranë në përpjekje për të ikur dhe më pas u rrahën, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat spanjolle raportojnë se të paktën shtatë tifozë të skuadrës portugeze kanë përfunduar në spital dhe policia deri më tani ka ndaluar tre persona.