Sporti

Shtatë tifozë anglezë janë arrestuar në Mynih para ndeshjes me Gjermaninë

06/07/2022 13:17
nga:Lorik J

Shtatë tifozë të “tre luanëve” janë arrestuar në Mynih mbrëmjen e së hënës në kuadër të ndeshjes me Gjermaninë.

Frika për trazira në Mynih është konfirmuar për fat të keq, por pa shumë shtrirje deri më tani…

Shqetësimet u ngritën për provokime të mundshme para ndeshjes Angli-Gjermani në Mynih, pasi tifozët britanikë arritën të merrnin biletat për ndeshjen mes dy skuadrave.

Mbështetësit anglezë akuzohen për vepra të tilla si dhuna ndaj një oficeri policie, fyerje ndaj policisë gjermane, përshëndetje naziste dhe posedim të fishekzjarreve.

/GazetaBlic Sport