Lajme

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani

11/03/2021 23:10
nga:Q R

Shtatë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të Bjellorusisë derisa po përpiqej të ulej në lindje të Rusisë.

Zyrtarët thanë se avioni Antonov An-12 u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit, Irkutsk, shkruan Euronews.

Ministria e Emergjencës në Rusi ka deklaruar se aeroplani ishte “zhdukur nga radarët” derisa ishte duke u ulur.

Agjencia ruse e aviacionit civil “Rosaviatsia” ishte duke transportuar mallra për në Chukotka. Avioni mund të transportonte deri në 21 ton ngarkesë, ishte në shërbim që nga viti 1968.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë tha se nga shtatë personat që ishin në bord, tre ishin bjellorusë, dy rusë dhe dy shtetas ukrainas.