Lajme

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Llaushë (pamje)

05/14/2021 23:21
nga:Gazeta Blic

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”.

 

Një lexues i klankosova.tv e ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes të cilën mund ta shihni më poshtë.