Lajme

Shtatë persona të plagosur nga të shtënat në Los Anxhelos, katër në gjendje kritike

05/05/2024 19:02
nga:G B

Shtatë persona mbetën të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, nga të shtënat që ndodhën në zonën e Los Anxhelosit.

Policia e Long Beach iu përgjigj një raporti për të shtënat në mbrëmje të shtunën, raporton AP.

Nuk dihet motivi i të shtënave. Po ashtu nuk dihet nëse një apo më shumë persona qëndrojnë pas sulmit dhe kur ka mbërritur policia, sulmuesit janë zhdukur.