Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa dyshohet se janë bllokuar pasi një ndërtesë në shtetin perëndimor indian të Gujarat u shemb të shtunën, sipas policisë dhe zyrtarëve të shpëtimit.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb të shtunën pasdite në qytetin Surat, u tha gazetarëve të dielën Babulal Yadav nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, raporton CNN.
Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbetjet pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit, Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz ishin ende të bllokuar.