Ata u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe pasi reality show përfundoi, ata e vijuan romancën e tyre të dashurisë. Madje sot bëjnë 7 muaj bashkë.
Është fjala për Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz, të cilët shfaqen thuajse gjithmonë bashkë në çdo moment.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka publikuar një “Instastory”, ku na tregon për veprën e parë të dashurisë nga Dj Dagz. “Einxhel, ji vetvetja”, shkruan Dagz.
Jo vetëm kaq, por Shkira u komentua gjatë edhe për një shtatzëni të mundshme. Mirëpo, ajo reagoi duke ironizuar lajmin e pavërtetë me anë të komedisë “14 vjeç dhëndër” duke postuar një sërë videosh në “Instastory”.
“Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, shkruante moderatorja.



