Sporti

Shtatë minuta për golin e parë në Slloveni, Skuka shënon për Mariborin

10/22/2023 17:04
nga:E K

Xhuljano Skuka gjen golin e parë sezonal në Slloveni me fanellën e Mariborit.

Sulmuesi shqiptar nuk e kishte nisur si titullar ndeshjen e kampionatit ndaj Bravo, megjithatë i aktivizuar në minutën e 61-të, dibranit iu deshën vetëm shtatë minuta për të festuar dhe për t’i dhuruar barazimin Mariborit që deri në atë moment ishte në disavantazhin e një goli.

Xhuljano Skuka u transferua në merkaton e kësaj vere te Maribor nga Franca aty ku aktivizohej me Metzin ndërsa pak nga pak ka nisur të ambientohet me kampionatin e ri.

I mjaftojnë tri minuta, Makhachev gjakos Volkanovskin dhe fiton titull me rekord!