Lajme

ShSKUK tregon numrin e pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

03/21/2022 10:10
nga:Donika Fetahu

15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 3 të tjerë postCOVID po marrin  trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

ShSKUK njofton se me oksigjeno-terapi janë nëntë pacientë, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, tetë pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë

Spitali i Prizrenit, një pacient

Spitali i Pejës, tre pacientë

Spitali i Gjakovës, dy pacientë