Lajme

ShSKUK: Për 24 orë 143 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK

04/05/2022 14:45
nga:Donika Fetahu

Sipas raportit të fundit nga ShSKUK, brenda 24 orëve 143 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, ShSKUK, ka treguar se 31 persona janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit, 27 kanë marrë shërbime mjekësore kirurgjike dhe 35 të tjerë janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Gjithashtu janë regjistruar 35 raste ortopedike kurse nga lëndimet në trafik kanë kërkuar 7 persona.

Postimi i plotë: