Lajme

ShSKUK: Në trajtim, 38 pacientë me covid 19 dhe post-covid

11/30/2021 10:44
nga:N M

38 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Blic. 

Ky njoftim ka ardhur nga QKUK.

Sipas tyre nga raportimet e datës 30 nëntor, rezulton se të shtrirë janë 38 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar si Covid-19 dhe 24 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë

Vetura shkel për vdekje një këmbësor në Han të Elezit