Lajme

ShSKUK: Në 4 spitale të përgjithshme s’ka asnjë pacient me COVID-19

07/10/2021 14:10
nga:M K

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme, aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë nga Covid-19.

Ndërkaq, ShSKUK ka njoftuar se në tre spitalet e tjera rajonale dhe në klinikat Covid të QKUK-s, janë duke u trajtuar 77 pacientë nga koronavirusi.

“Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë

7 të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë