Lajme

ShSKUK merr pajisje mjekësore nga Austria

04/07/2022 14:11
nga:Donika Fetahu

Austria i ka dhuruar pajisje mjekësore Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pajisjet e dhuruara janë shtretër intensiv, monitorë dhe pajisje të tjera intensive.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger.

Ndërsa, ministri Latifi ka bërë të ditur se më 15 dhe 16 qershor do ta vizitojë Shoqatën e Kirurgëve në Austi, ku edhe do të takohet me homologun e tij austriak në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve.