Është mbyllur Klinika Infektive e dytë. Kjo për shkak të mungesës së pacientëve me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor e Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Momentalisht, në kuadër të ShSKUK-së, po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
/GazetaBlic/