Lajme

ShSKUK: I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare

02/12/2025 23:44
nga:G B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh ngushëllime për gjithë komunitetin shëndetësor dhe pacientët të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra, dr.Jetmir Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht sonte në një aksident trafiku.

ShSKUK në postimin e bërë për vdekjen e hershme të doktorit, shpreh trishtim ndaj lajmit për vdekjen e tij.

Postimi i plotë:

I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare.

Të pikëlluar me ndarjen e parakohshme nga jeta, ShSKUK, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra.

Prehu në paqe, Dr. Jetmir!