Lajme

ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj infermierit R.U. në Spitalin e Mitrovicës

09/20/2021 13:49
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, dënon sulmin ndaj infermierit R.U në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve, raporton Gazeta Blic.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme. Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, thuhet ndër të tjera.