Lajme

ShSKUK: 9 pacientë nga Shqipëria po trajtohen në vendin tonë

10/29/2021 09:49
nga:M K

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 11 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

-Spital i Pejës, 5 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

-Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.