Lajme

SHSKUK: 702 pacientë po trajtohen në klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjithshme

08/20/2021 09:48
nga:Y I

Në raportin 24 orësh të SHSKUK-së është bërë e ditur se 702 pacientë janë të hstrirë në klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjithshme, raporton Gazeta Blic.

603 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

20 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

702 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

603 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
539 me oksigjeno-terapi

28 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 112 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 81 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 98 pacientë
– Spitali i Pejës, 97 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 86 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 52 pacientë