Lajme

ShSKUK: 55 pacientë trajtohen për COVID-19

10/27/2021 09:43
nga:Q R

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 55 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se nga këta pacientë 20 janë me oksigjeno-terapi dhe pesë të tjerë janë në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spital i Pejës, 3 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

“Vettingu do të jetë i përhershëm”