Lajme

ShSKUK: 124 pacientë në trajtim, 38 të konfirmuar me koronavirus

06/06/2021 12:00
nga:Q R

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 124 pacientë janë në trajtim, prej tyre 38 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në klinikat COVID të QKUK-së dhe në 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19.

“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë dhe 23 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.

LEXO EDHE:

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së