Lajme

ShSKUK: 12 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale

03/22/2022 10:10
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në spitale janë duke u trajtuar 12 pacientë me  Covid-19.

Prej tyre 8 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Në trajtim 12 pacientë nga Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 12 pacientë nga Covid-19, 8 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacient

Mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, Vuqiq mbledh Këshillin e Sigurisë