Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Bë këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Ky është rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e komisionit e mbajtura me datë 15.07.2021, 19.07.2021 dhe 27.07.2021;
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;
4. Nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin Parlamentar për FSK-në;
5. Të ndryshme.
Vendi: N204 Koha: 09:00