Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1936 gjoba trafiku, raporton GazetaBlic.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente trafiku, ku 42 nga to me dëme materiale, kurse 22 aksidente me të lënduar.
Po ashtu, 12 persona janë arrestuar, 9 persona janë dërguar në mbajtje, si dhe një person me vuajtje të dënimit.



