Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptaur 2385 tiketa trafiku, shkruan GazetaBlic.
Në këtë periudhë janë evidentuar disa raste të aksidenteve, ku 36 nga to me dëme materiale, po ashtu 15 aksidente me të lënduar.
Ndërsa, në periudhën e njëjtë janë arrestuar 30 persona, si dhe 17 persona janë dërguar në mbajtje.



