Sporti

Shqiptarja e feston fitoren e Zvicrës në Bern me flamurin kombëtar, ky është reagimi i policisë

06/30/2021 17:02
nga:Lorik J

Pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Francës, një vajzë e re e mbështjellur me flamurin e Shqipërisë u befasua kur një polic përmes megafonit i tha se e ka vendosur flamurin e gabuar përreth supeve. Videoja aktualisht po bëhet virale.

Në Basel, Bern, Winterthur dhe Cyrih, megjithë reshjet e shiut, festimet vazhduan deri në mëngjesin e së martës pas triumfit më të madh në historinë e futbollit zviceran. Tifozë të shumtë u mblodhën nëpër rrugë. Njëra prej tyre ishte një vajzë e re e cila e kaloi rrugën afër Bubenbergplatz të Bernit në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Aty dëgjohet një zë nga një megafon i Policiës.

Vajza kthehet kah polici dhe e shikon. Polici vazhdon: “Mirupafshim, vazhdo të ecësh”. Ajo iu bind urdhrit, por nuk mund të mos e tregonte me krenari sërish flamurin kuq e zi teksa po largohej.