Sporti

“Shqiptari, shqiptari”, tension në Beograd, malazezët përplasen me policinë (VIDEO)

10/18/2023 11:30
nga:Mergim Rreci

Serbia fitoi 3-1 ndaj Malit të Zi në Beograd, rezultat që i mundësoi kualifikimin në Euro 2024. Tensioni nuk mungoi në stadiumin e Crvenës, me tifozët miq që u përplasën me policinë.

Ishte minuta e 73’, Mitrovic shënoi duke kaluar vendasit në avantazh 2-1, teksa një pjesëtar i forcave të sigurisë “rrëmbeu” një Flamur në sektorin e tifozëve të Malit të Zi.

Këta të fundit reaguan, për disa momente pati “fluturim” të karrigeve, por gjithçka u qetësuar më pas.

Ndërkohë që serbët nisën me koret “Shqiptari, shqiptari”, duke thumbuar tifozët miq, të cilët ishin të zemëruar për flamurin e marrë nga “steëardi”.

Në fushë për kombëtaren e Malit të Zi luajtën 3 futbollistë shqiptarë: Driton Camaj dhe Marko Tuci.

VIDEO nga SS.