Lajme

Shqiptari në konkursin amerikan “Bar Boss”, në gjysmëfinale mes 10 mijë garuesve

01/30/2024 07:46
nga:Y I

Mirian Dautaj është një tjetër shqiptar në Amerikë që na bën shumë krenarë. Ai është pjesëmarrës në kompeticionin e quajtur “Bar Boss”.

Konkursi për bartenderat nisi me rreth 10 mijë pjesëmarrës dhe tani kanë ngelur 44 garues që janë edhe në gjysmëfinale.

Nëse Miriani do e fitojë këtë garë ai do të jetë imazhi i një prej revistave më të famshme për bartender në botë.

Aktiviteti organizohet nga dy aktorë shumë të njohur si Bryan Cranstonand dhe Aaron Paul.

Po ashtu bartenderi shqiptar do që të promovojë në këtë aktivitet edhe një nga recetat shqiptare, “kacurrelin tonë të famshshëm”.

/Euronews Albania/