Lajme

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane shoqërohet në polici, kaloi ilegalisht kufirin

01/25/2025 09:57
nga:Sh R

Një shqiptar shtetas i Zvicrës është shoqëruar në stacionin policor në Novosellë, të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ai u shoqërua pasi që me automjet (kombi) dyshohet që ka kaluar ilegalisht kufirin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.