Sporti

Shqiptarët e Zvicrës përsëri në përballje me Serbinë, Werder: Xhaka dhe Shaqiri do të udhëtojnë në Beograd

02/09/2024 11:15
nga:Mergim Rreci

Zvicra dhe Serbia do të përballen edhe një herë me njëra-tjetrën në fushën e futbollit.

Shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Andi Zeqiri, do të kenë tjetër përballje me ekipin futbollistik serb, kësaj here në Nation League.

Në fakt, si në vitin 2018, ashtu edhe në vitin 2022, futbollistët shqiptarë ishin protagonistë në triumfin ndaj Serbisë, me golat dhe lojën e tyre fantastike.

Gazetari pranë Kombëtares së Zvicrës, Lucas Werder është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me shortin, duke deklaruar se pret më pak emocione nga ndeshjet e kaluara mes këtyre dy kombëtareve.

Nuk ishte vërtet një çështje e madhe në Zvicër fakti që do të përballemi me Serbinë. Është e mundur që kjo të ndryshojë para ndeshjeve. Por unë mendoj se për shkak se kjo lojë tashmë është luajtur dy herë, shpresoj se do të ketë pak më pak emocione të përfshira”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai komentoi edhe raportimet e fundit në lidhje me Xhakën dhe Shaqirin, të cilat thanë se dy futbollistët shqiptarë mund të mos udhëtojnë për në Beograd.

Megjithatë, Werder tha se nuk sheh asnjë arsye që dy futbollistët të mos udhëtojnë në kryeqytetin serb.

Nuk shoh ndonjë arsye pse Xhaka dhe Shaqiri nuk do të udhëtojnë për në Beograd”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/