Sporti

Shqiptarët e Zvicrës e dërgojnë në ‘shtëpi’ Turqinë, Italia fiton me vështirësi

06/20/2021 19:51
nga:E K

Zvicra ka fituar bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 3-1.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Haris Seferovic në minutën e 6’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e dytë për zviceranët e shënoi shqiptari, Xherdan Shaqiri, pas një goditje të bukur teknike në minutën e 26’të të takimit.

Në pjesën e dytë të parët shënuan turqit.

Kahveci iu kundërpërgjigj Shaqirit duke realizuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 62’të të takimit.

Shaqiri shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Zvicrën në minutën e 68’të të takimit.

Në anën tjetër Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Uellsit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Pessina, në minutën e 39’të të takimit.

Lojari i Uellsit, Ampadu u largua me karton direkt të kuq në minutën e 56’të të takimit, por italianët nuk arritën që t’a shfrytëzojnë avantazhin numerik në fushë për të thelluar avantazhin.

Me këto rezultate, Italia e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, Uellsi e dyta me 4 pikë aq sa ka Zvicra në pozitën e 3’të.
Zvicra do të duhet të pres edhe duelet e tjera për të shpresuar në kualifikim në fazën tjetër nga pozita e 3’të.

/GazetaBlic Sport/