Lajme

Shqiprim Arifi: Vuçiq ka përzgjedhur doraputhësin Ragmi Mustafën si kryetar të ri deri në zgjedhje

04/23/2024 09:26
nga:Y I

Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa.

Ai tha se presidenti serb ka zgjedhur ‘doraputhësin e tij’ duke ju referuar Mustafës, deri në kohën e zgjedhjeve.

“I përzgjedhuri i Vuçiqit është Ragmi Mustafa personi i vetëm shqiptar në gjithë rajonin i cili njëherë ja ka dhënë një mirënjohje Vuçiqit personalisht ky është ai kryetari i ri deri në zgjedhjet e radhës e çfarë ndodh pas zgjedhjeve do të shohim më vonë. Ndërsa në Preshevë vendos një tjetër doraputhës të tij në atë vend”, theksoi Arifi për FrontOnline.