Lajme

Shqiprim Arifi: S’ka votë për VV-në, lëreni në opozitë, ndoshta reflektojnë

12/11/2025 20:19
nga:Y I

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë thirrje që të mos votohet Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“E keni mbivlerësuar dhe ndër vite e keni përkrahur më shumë sesa duhet. Kësaj radhe lëreni në opozitë, ndoshta reflektojnë pak”, shkruan ai.

Sipas tij, për të dalë nga kriza, duhet të votohet kundër LVV-së.

“Kosova nuk mund të ngecë pafundësisht në të njëjtën bllokadë. Është koha të shihet situata drejt, pa inate. Kokëfortësia nuk i zgjidh problemet, murit nuk i bihet me kokë, sepse vetëm dëmtohesh vet. Votoni për të mirën e Kosovës, e assesi VV-në, që vendi të dalë nga kriza”, shkruan Arifi.

Reagimi i plotë: