Lajme

Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

04/18/2024 15:18
nga:Y I

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se sot ka pranuar dënimin prej 55 mijë dinarë (rreth 500 euro), nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Arifi në një postim në Facebook shkruan se ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj tij si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që ka drejtuar deri në shkurt të këtij viti.

Reagimi i plotë: