Showtime

Shqipja merr dhuratën më të veçantë nga djali misterioz në SHBA

05/16/2022 12:53
nga:Genita C

Ish konkurrentja e “Për’puthen, Shqipe Hysenaj është personazhi më i komentuar që nga hyrja në emision e edhe pas daljes.

Që nga largimi nga emisioni atë kemi mundur ta shohim në një emision tjetër në “Top Channel”, shkruan GazetaBlic.

Në episodën e fundit të realizur gjatë emisionit Shqipja u suprizua nga një dhuratë e papritur.

Bëhet fjalë për një djalë misterioz nga SHBA i cili i dërgoi asaj një dhuratë ku i la edhe një zarf.

“Shqipe thonë se errësira është mungesa e dritës por yjet i japin dritë errësirës ashtu si sytë e tu. Prandaj mos ma kurse shikimin tënd, pasuria që ke ti brenda vetes është më e madhe se pasuria që ndjekin të pavërtetët. Shembulli më i mirë i shoqërisë është njeriu i drejtë dhe i vërtetë që ka modestinë të kërkojë mos të merret si shembull. Nëse sot ti njihesh në botë, nga ky moment emri yt le të jetë i gdhendur në qiell deri në momentin e fundit. Hape pakon do e kuptosh.” Shkruante në letër.

Shqipja u shpreh se e dinte dërguesin e dhuratës por, nuk dha detaje për të./GazetaBlic/