Showtime

Shqipja i thotë Ganisë “mos më hajde në fytyrë”, ky ia kthen “nuk kam çka shoh te fytyra jote”

11/05/2023 21:50
nga:G B

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipja dhe Gania, janë përplasur mes vete, gjatë një debati që patën.

Shqipja i tha Ganisë se ai ndërhyn, derisa është duke folur me banorë të tjerë, gjë të cilën ia kërkoi të mos e bëjë më.

“Kur flas më ty, atëherë ndërhyjë. Do të debatojmë shumë në qoftë se ndërhyn kështu. Dhe mos më hajde në fytyrë, të kam thënë një mijë herë”, tha Shqipja, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Gania i tha se “jo bre se nuk kam çka shoh te fytyra jote”.

Për ta parë përplasjen mes Shqipes dhe Ganisë, klikoni në videon më poshtë: