Sporti

Shqipëria U21 pëson humbje të turpshme nga Luksemburgu U21

1 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja U21 e Shqipërisëka pësuar sot një humbje të papritur në ndeshjen e dytë miqësore që zhvilloi në dritaren e marsit, teksa është mposhtur nga bashkëmoshatarët e U21 të Luksemburgut.

Në një sfidë ku në fushën e lojës kishte shumë lojtarë nga Superiorja, por edhe një futbollist si Fetai i cili ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares A, Shqipëria nuk ia dol të diktonte ritmin e vet të lojës dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira.

Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me humbjen 1-0, duke shënuar një hap prapa në krahasim me barazimin pa gola ndaj Greqisë të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi.