Përfaqësuesja e Shqipërisë U21 ka barazuar 1:1 me Moldavinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të premten pasdite.
Shqipëria kaloi e para në epërsi në minutën e dhjetë. Ermir Rashica realizoi për 1:0 nga pika e bardhë. Moldavia shifrat i barazoi në minutën e 79-të me golin që e shënoi Vladislav Costin.
Kjo ishte miqësorja e parë e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Do ta zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore tjetër të hënën.
Ndërkohë edhe Shqipëria U17 të premten e mposhti Poloninë në ndeshje miqësore me rezultatin 3:2.
Gabriel Kulla i realizoi dy gola ndërsa një gol e shënoi Serxho Vogli.