Lajme

Shqipëria s’ka të ndalur, mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11700 vaksina të tjera Pfizer

05/04/2021 22:23
nga:M K

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” tha ministrja.

LEXO EDHE:

Kush do t’i marrë rreth 5 mijë vaksinat Pfizer që erdhën në Kosovë?

05/15/2021 13:57

37 mijë kosovarë kanë marrë vaksinat anti-COVID deri më sot