Sporti

Shqipëria shihet si favorite në ndeshjen ndaj Letonisë

06/10/2025 10:58
nga:Mergim Rreci

Shqipëria e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Kuqezinjtë kanë udhëtuar në Riga, atje ku do të përballen me Letoninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Sylvinhon dhe skuadrën e tij që kërkojnë vetëm pikët e plota.

Bazuar tek kuotat e basteve, Shqipëria është dukshëm më e favorizuar, por që natyrisht, gjithçka duhet të dëshmohet në fushën e blertë.

/GazetaBlic Sport/