Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, nga gjithsej 3036 testime.
Aktualisht janë 55 pacientë aktiv me COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.
Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është pesë.
Asnjë viktimë, 9 të shëruar dhe 3 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë