Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon miqësoren e radhës me Arabinë Saudite.
Miqësorja do të zhvillohet më datën 26 tetor, ku kuqezinjtë udhëtojnë drejt Abu Dabit për ta zhvilluar ndeshjen me Arabinë Saudite në stadiumin “Al Nahyan”, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Reja ka publikuar sot listën e fubollistëve të ftuar, atje ku pjesa më e madhe e të ftuarve janë nga kampionati shqiptar. Duhet cekur që brenda listës është edhe portieri i Drenicës, Arlis Shala.
????? ?????????? ?? ??? ????????? ?? ??????? ???????
ℹ️ Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi. pic.twitter.com/rTnK4SnBiK
— FSHF (@FSHForg) October 20, 2022


