Shqipëria ka pësuar humbje minimale ndaj Izraelit.
Kombëtarja shqiptare u mposht në shtëpi në “Air Albania” me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan kuqezinjtë të cilët shënuan nga pika e bardhë përmes Armando Brojës në minutën e 45+3 të takimit.
Izraelitët shënuan dy herë në pjesën e dytë për të marrë një fitore të rëndësishme.
Solomon realizoi dy herë për të përmbysur gjithçka në Air Albania. Fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 57’të për të barazuar shifrat dhe më pas në minutën e 73’të për 1-2.
Izraeli prinë grupin 2 të Ligës B të Kombeve pas dy dueleve të zhvilluara me 4 pikë, kurse Shqipëria pozicionohet e 3’ta me 1 pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve.
/GazetaBlic Sport/


