Lajme

Shqipëria do të organizojë koncert humanitar në përkrahje të Ukrainës

03/27/2022 19:15
nga:Donika Fetahu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në mbështetje të Ukrainës ata do të mbajnë koncertin maratonë që është duke u mbajtur në 20 vende të Evropës.

Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky koncert është një ndihmë për ukrainasit.

“Me Këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, transmetuar në 20 vende të Evropës, si një mundësi për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë”, ka shkruar Rama.